Cipras uron Ramën

Për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit

Kryeministri i Greqisë, Alexis Cipras ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren e arritur në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në mesazhin e urimit, Cipras i ka shprehur kryeministrit Rama vendosmërinë për të bashkëpunuar në të mirë të dy popujve.

“I vendosur të punoj ngushtë me ju për të mirën e popujve tanë. Vlerësoj partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e urimit të kryeministrit grek për Ramën.

Back to top button