“Cirku Fluturues”, filmi më i mirë në kategorinë garuese të filmave ndërkombëtar

“Cirku Fluturues”, filmi më i mirë në kategorinë garuese të filmave ndërkombëtar

Filmi i gjatë artistik, “Cirku Fluturues” me skenar dhe regji të Fatos Berishës sot fitoi çmim të rëndësishëm në festivalin ndërkombëtar të filmit në Santa Barbara të Kalifornisë (SHBA).

“Cirku Fluturues” në këtë festival e fitoi çmimin “Filmi më i mirë artistik ndërkombëtar”, shkruan rtv21.tv

Ky film artistik është komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të 90-ve e një grupi aktorësh nga Kosova, të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërise për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë.

Filmi “Cirku Fluturues” është bashkëprodhim i Kosovës (B2 Films Kosovo dhe Ikone Studio), Shqipërisë (B2 Agency, Albania) dhe Maqedonisë Veriore (Black Cat Production). Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografisë dhe Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore./21Media