Çitaku e tronditur deri në palcë me dhunën që përjetoi vajza nga Drenasi

Reagimi i ambasadores Çitaku ndaj rastit në Drenas

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar rreth rastit në Drenas, ku një zyrtar policor ka dhunuar dhe shfrytëzuar seksualisht një të mitur.

Çitaku është shprehur e tronditur nga ky rast, me ç’rast ka shkruar se rasti i tillë tregon për një prblem më të madh në shoqëri.

“E tronditur deri në palcë me dhunën që përjetoi vajza nga Drenasi, në duart e atyre që do të duhej të ishin aty për ta ndihmuar atë. Ky rast flet për një problem më të thellë, më strukturor që kemi ne si shoqëri. Lehtësia e padurueshme me të cilën i shtypim, dhunojmë, vrajmë vajzat dhe gratë.”, ka shkruar Çitaku në facebook.

Ambasadorja kosovare ka shpresuar më tutje që ky rast të zgjojë shoqërinë nga indiferenca.

“Kafshë dhe monstra që këpusin krahë e dhunojnë gra ka kudo. Ajo që bënë dallimin është mënyra se si reagon shoqëria. Si reagojnë institucionet. Le të jetë ky rast këmbanë e na zgjoftë nga indiferenca”, ka shkruar më tutje Çitaku.

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtari policor, i cili dyshohet se ka dhunuar dhe shfrytëzuar seksualisht një 16-vjeçare në Drenas./21Media

Back to top button