Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Antigua dhe Barbuda

Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Antigua dhe Barbuda

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

“Sapo nënshkruam vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Antiguas &Barbudas”, ka shkruar ajo në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes.