"Muriqin e du fort..."

“Muriqin e du fort…”

Kosova ka shënuar fitoren e radhës mbrëmë në ndeshjen ndaj Malit të Zi të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ata kanë triumfuar me rezultat 2:0, me golat e shënuara nga kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Pas triumfit të Kosovës në “Fadil Vokrri”, ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila u shpreh krenare me fitoren e djelmoshave të Kombëtares së Kosovës mbrëmë.

“Ky ekip është fantastik! Muriqin e du fort. Për ju që e keni kqyrë Game of Thrones, a po bre si Dorthraki?! Fearless. E kam thanë edhe ma herët, në luftë kisha shku me të.”, ka shkruar ajo krahas një postimi në Instagram, transmeton rtv21.tv

Kosova me këtë fitore grumbullon gjithsej 11 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në grupin A. Republika Çeke renditet e dyta me gjithsej 12 pikë, një më shumë se Kosova, ndërsa Anglia është lidere e grupit me 15 pikë. Kosova duhet të fitojë patjetër ndaj çekëve në mënyrë që t’i kalojmë ata për dy pikë më shumë.

Por, tri ditë më vonë, përfaqësuesja jonë do të përballet me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’, duke shpresuar që të marrim së paku një barazim që do të na kualifikonte në Euro 2020./21Media