Çitaku takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit e quan seancë koti

“E neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra”

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur lidhur me seanncën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Çitaku e ka konsideruar si të panevojshëm këtë takim, që sipas saj i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra.

“Sot edhe një seancë koti. Pa rëndësi dhe pa asnjë nevojë. E neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet. #KosovaRepublikë #SkaKthimMbrapa #SkaRishkrimTeHistorisë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin tre mujor të punës së misionit të UNMIK-ut në Kosovë. Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në rend dite do të ketë raportin tre mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteres, bëhet e ditur në njoftimin e OKB-së.

Në këtë raport thuhet se taksa e vendosur për prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës ka rritur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, mbledhja është caktuar për orën 15:00, sipas orës sonë i bie në 21:00.

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermania e kanë kundërshtuar idenë që të ketë raportim çdo tre muaj të Sekretarit të Përgjithshëm për misionin e UNMIK-ut për Kosovën./21Media

Back to top button