City e United gati të ofrojnë 100 milionë euro

City e United gati të ofrojnë 100 milionë euro

Manchester City kërkon të rikthejë në klub sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho. Sancho ka kaluar dy sezone në akademinë e City-t, para se të largohej në vitin 2015.

Edhe United ka kohë që ka shfaqur interesim për anglezin dhe dëshiron ta transferojë në afatin dimëror.

Sipas disa raportimeve të dy rivalët janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për lojtarin, i cili në sezonin e kaluar ka shënuar 18 gola dhe 30 asistime në 69 paraqitje. Ndërsa këtë sezon anglezi ka shënuar tri gola dhe ka asistuar gjashtë herë.