Skuadrat e mbyllën takimin me rezultat të njëjtë

Skuadrat e mbyllën takimin me rezultat të njëjtë

Skuadrat angleze, Manchester City dhe Everton në përballjen e sontme kanë ndarë pikët. Skuadrat në ‘Etihad Stadium’ kanë  mbyllur takimin me rezultat 1-1.

Evertonin e kaloi në epërsi, Wayne Rooney, i cili hyri edhe në histori të Premierligës, duke shënuar golin e 200-të, ndërsa për Cityn barazoi Sterling, i cili e shpëtoi skuadrën nga humbja.

Ndryshe, Walker i Cityt në minutën e 44-të u ndëshkua  me karton të kuq./21Media