Manchester City e rrëmben vendin e parë

Manchester City e rrëmben vendin e parë

Manchester City e ka mposhtur Manchester Unitedin në stadiumin “Old Trafford’ me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme kjo për Premierligë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, tregoi se e dëshironte më shumë fitoren dhe arriti ta zhbllokojë ndeshjen në minutën e 54’ me portugezin Bernardo Silva.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Sane në minutën e 66’ pas një asisitimi nga Sterling.

Pas kësaj fitoreje Manchester City e rrëmben vendin e parë me 89 pikë, një më shumë se Liverpooli.

Ndërsa Manchester United mbetet në vendin e gjashtë me 64 pikë, dhe i zbeh gjasat që ta sigurojë një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve./kallxo