Man. City  fitoi 6:1 ndaj Aston Villas

Man. City  fitoi 6:1 ndaj Aston Villas

Futbollistët e Manchester City shënuan sot fitore në udhëtim kundër Aston Villës me rezultat të thellë 6:1, në kuadër të javës 22-të të Premier Ligës angleze.

Mysafirët nisën furishëm takimin duke sulmuar drejt portës kundërshtare, gjë e cila iu shpagua me golat e Mahrezit në minutat 18 dhe 24, si dhe Aguero në minutën 28-të. Në fund të pjesë së parë City shënoi edhe golin e katërt, përmes Jesus.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiolës patën një performancë të mirë edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, duke shënuar edhe dy herë, përmes Aguero në minutat 57 dhe 81.

El Gazi shënoi golin e nderit për vendësit në minutën 90-të.

Pas kësaj fitoreje, City rënditet në vendin e dytë me 47 pikë, 8 më pak se lideri Liverpool, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Aston Villa mbetet në zonën e rrezikuar për të rënë nga liga, më konkretisht në pozitën 18 në tabelë me 21 pikë të grumbulluara.

Sergio Aguero tashmë theu një rekord sa i përket tre golave të shënuar, duke tejkaluar Alan Shearerin (11) në Premierë Ligë me 12 het-trika.