City rivalizon Chelsean për Danilon

City rivalizon Chelsean për Danilon

Manchester City është futur seriozisht në garën për mbrojtësin e Real Madridit, Danilon. Mediet britanike raportojnë se Chelsea ishin afër nënshkrimit me Danilon, por tani në garë për lojtarin janë futur edhe “qytetarët”.

Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola pasi mbyll transferimin rekord prej 54 milionë euro për Kyle Walker, dhe pas dështimit për ta blerë Dani Alves, tani tekniku spanjoll synon ta blejë mbrojtësin e Real Madridit.

Raportohet se City është duke përgatitur një ofertë bindëse për Danilon të cilin Guardiola e do në skuadër për edicionin e ri.