Norwich dhe Crystal Palace luajtën baras

Norwich dhe Crystal Palace luajtën baras

Futbollistët e Manchester Cityt festuan në shtëpi kundër Evertonit me rezultat 2:1, në raundin e 21-të të kampionatit anglez.

Të dy golat për skuadrën e Pep Guardiolës u shënuan nga Jezus, ndërsa Richarlison ishte golashënues nderi për Evertonin.

Kjo është humbja e parë e Carlo Ancelottit që kur mori Evertonin.

City rënditet i treti në tabelë me 44 pikë ose 11 më pak se lideri Liverpooli, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe një pikë më pak se Leicesteri në vendin e dytë.

Në ndeshjet e tjera, Norwich dhe Crystal Palace luajtën baras 1:1, ndërsa West Ham në shtëpi shpartalloi Bournemouthin 4:0.