Goli i Fodenit vendimtar i ndeshjes

Goli i Fodenit vendimtar i ndeshjes

Manchester City është ‘hakmarrë’ ndaj Tottenham Hotspur për eliminimin nga Liga e Kamionëve në mesjavë.

Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur ta fitojë 1:0 derbin e xhiros së 35-të në Premierligë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në mesditë në ‘Etihad Stadium’.

U mendua se edhe në këtë përballje do të ketë shumë gola sikurse ndodhi të mërkurën në Ligën e Kampionëve, kur i riu Philip Foden shënoi me kokë për epërsinë 1:0 të Manchester Cityt në minutën e pestë të ndeshjes.

Goli i Fodenit doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje, duke ia sjellë tre pikët skuadrës nga ‘Etihad Stadium’.