City mposht Wolves me lehtësi, rrëzon Arsenalin nga pozita e parë

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Wolverhampton e Manchester Cityt, ku kampioni anglez ka arkëtuar pikët e plota dhe është ngjitur në vendin e parë në tabelën e Premier Ligës.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, City ka shënuar fitore me rezultat 3:0 si mysafirë i Wolverhampton.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Jack Grealish në minutën e 1’ të ndeshjes, kurse rezultatin në 2:0 e thelloi ylli norvegjez, Erling Haaland në minutën e 16’.
Golin e fundit të ndeshjes dhe të tretin për Cityn e shënoi Phil Foden, i cili e vulos rezultatin final 3:0 në minutën e 69’.
Me pikët e reja, City rrëzon Arsenalin nga pozita e parë në tabelë, ku tani ngjitet në kuotën e 17 pikëve, dy sosh më shumë se vendi i dytë në të cilin pozicionohen “Topçinjtë”.
Në anën tjetër, pas humbjes së sotme, Wolves zë vendin e 16 në tabelë me vetëm gjashtë pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Cityt.

Back to top button