Liverpooli ka fituar bindshëm

Liverpooli ka fituar bindshëm

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Liverpool-it dhe Manchester City-t, në kuadër të javës së 12-të në Premier Ligë.

Liverpooli ka fituar bindshëm me rezultat 3:1. Golin e parë e shënoi Fabihno në minutën e 6-të. Ky gol ishte goli më i shpejtë që ka pësuar Manchester City në Premier Ligë që nga viti 2016.

Rezultatin e dyfishoi Salah, në minutën e 13-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:0.

Edhe në pjesën e dytë dominoi Liverpoll-i, megjithatë edhe City kishte disa raste për shënim. Golin e tretë e shënoi Mane gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë. Kurse, golin e nderit për ekipin e Guardiolës e shënoi Silva (78’).

Tani Liverpool ka nëntë pikë më shumë se City dhe gjendet në vendin e parë, ndërsa City gjendet në vendin e katërt./21Media