Manchester City janë duke kërkuar zëvendësim për të lënduarin Benjamin Mendy

Manchester City janë duke kërkuar zëvendësim për të lënduarin Benjamin Mendy

Pep Guardiola po kërkon një zëvendësim gjatë afatit të janarit, andaj planifikon një ofertë prej 3 milionë funtesh për mbrojtësin e majtë të Napolit Faouzi Ghoulam, shkruan rtv21.tv.

Mbrojtësi algjerian ka kontratë me klubin deri në fund të sezonit aktual, andaj Guardiola kërkon që ta shfrytëzojë këtë për ta transferuar atë për pak para, megjithëse edhe Chelsea e Liverpool janë të interesuar./21Media