Rezultatet e dy ndeshjeve

Rezultatet e dy ndeshjeve

Kampioni i Anglisë, Manchester City, shënoi fitore të thellë ndaj Brightonit, me rezultat 4-0. Kevin De Bruyne hapi serinë e golave, dy gola të tjerë i realizoi Sergio Aguero, ndërsa i fundit u shënua nga Bernardo Silva. Pas katër xhirosh, City kanë 10 pikë, me tri fitore e një barazim.

Kurse, Chelsea lëshoi fitoren nga duart në përballjen me Sheffield Unitedin. Ekipi i Frank Lampardit ishte në epërsi prej dy golash pas pjesës së parë. Tammy Abraham realizoi në minutat 19 dhe 43 për 2 me 0, por mysafirët arritën në fund të dalin me një pikë nga Stamford Bridge. Callum Robinson ngushtoi epërsinë në minutën e 46-të, ndërsa Kurt Zouma realizoi gabimisht në portën e tij për të barazuar gjithçka në 2 me 2 në minutën e 89-të.

Pas katër ndeshjeve deri tash, “Blutë” grumbulluan vetëm pesë pikë.