Sonte në Ligën e Kampionëve po shënohen gola herët në ndeshje

Sonte në Ligën e Kampionëve po shënohen gola herët në ndeshje

Juventus shënoi 2 gola brenda 10 minutave kundër Tottenham-it, e tani edhe Manchester City e bëri të njëjtën kundër Basel-it, duke shënuar 2 gola në 18 minutat e para të ndeshjes.

Golin e parë e shënoi mesfushori gjerman Ilkay Gundogan, me asistimin e Kevin de Bryne në minutën e 14të, shkruan rtv21.tv.

Goli i dytë erdhi vetëm 4 minuta më pas. Ishte portugezi Bernardo Silva që dërgoi rezultatin në 2 me 0, kur kanë mbetur edhe rreth 70 minuta lojë./21Media