Çizmet janë të markës së famshme “Balenciaga”

Çizmet janë të markës së famshme “Balenciaga”

Larg nga vendlindja dhe kolegët e saj, këngëtarja Elvana Gjata po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon për projekte muzikore me të cilat synon tregun ndërkombëtar, shkruan rtv21.tv

Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, Elvana shfaqet plot stil e veshur me një fustan ngjyrë të ndezur dhe çizme. Duket se ajo me të vërtetë i ka në qejf “lejlat” pasi çizmet i ka përzgjedhur me këtë ngjyrë.

Çizmet e këngëtares janë të markës së famshme “Balenciaga” dhe çmimi i tyre në treg është 1 mijë e 150 euro. Kjo nxjerr në përfundim se çizmet “lejla” e saja kushtojnë më shumë edhe se sa një veturë e tipit Golf 2-sh./21Media