Thaçi takoi përfaqësuesin special të ShBA-së për dialogun

Thaçi takoi përfaqësuesin special të ShBA-së për dialogun

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka qëndruar për vizitë në Prishtinë, ku fillimisht është pritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas një komunikate lëshuar nga zyra e Presidencës, takimi Grenell – Thaçi, ishte i fokusuar në arritjen e marrëveshjes së paqes në mes Kosovës dhe Serbisë. Diplomati amerikan shpreson se Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti dhe do të gjejnë një zgjidhje./21Media