Lajm i mirë për adhuruesit e filmave

Lajm i mirë për adhuruesit e filmave

Sony Pictures dhe Marvel do vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

Dy kompanitë e famshme kanë arritur një marrëveshje për të prodhuar një film të tretë të Spider-Man me Tom Holland.

Në gusht, Sony tha se ishte i zhgënjyer që nuk do punonte më me Disney për filmat e ardhshëm të Spider-Man, mes raportimeve se nuk po arrinin dot një marrëveshje mbi superheroin. Por dy kompanitë arritën një marrëveshje më 26 shtator, transmeton rtv21.tv.

Presidenti i Marvel Studios Kevin Feige tha: “Jam i emocionuar që udhëtimi i Spider në MCU do të vazhdojë. Unë dhe stafi i Marvel Studios jemi shumë të lumtur që do vazhdojmë të punojmë me të.”

Feige luajti një rol të madh për prodhimin e dy filmave të fundit të Spider-Man.

“Spider-Man është i vetmi hero me superfuqinë për të kapërcyer universet kinematografike, dhe derisa Sony zhvillon Spider, ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë surprizash mund t’ju sjellë e ardhmja”, shtoi ai.

Lajmi padyshim është shumë emocionues për fansat e Spider-Man./21Media