Morina: Kriza fillon dhe vazhdon me PDK-në.-Sallova: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit do të zgjas

Morina: Kriza fillon dhe vazhdon me PDK-në.-Sallova: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit do të zgjas

Ndërkohë që të premten ka përfunduar regjistrimi i deputetëve për legjislaturën e  6-të  dhe administrata e Kuvendit po bënë përgatitjet për seancën konstituive të paraparë për datën 3 gusht, analistët janë skeptik se atë ditë do të mund të zgjidhet kryetari dhe kryesia e Kuvendit.

’’PAN-i duhet të ndërroj kandidatin për kryetar të kuvendit përndryshe do të ketë i zvarritje disa javore derisa të bëhet zgjedhja e tij, parashikojnë analistët politik Bajrush Morina e Donik Sallova. Sipas tyre, me 3 gusht nuk do të zgjidhet kriza por do të filloj kriza e re institucionale./21Media