Modelja rrëfen përvojën e saj në një intervistë

Modelja rrëfen përvojën e saj në një intervistë

Një modele 18 vjeçare, Rina Fukushi tha se Tokyo për të është shtëpia e saj. Ajo gjatë një interviste për CNN tregoi se në Japoni nuk është e lehtë të jesh një fëmijë me racë të përzier. Modelja ka një baba japonez-amerikan dhe një nënë filipinase. Në Japoni, Fukushi gjithmonë ishte trajtuar si “hafu” një fjalë që ka kuptimin “gjysëm”.

Image result for rina fukushi

“Më kanë ngacmuar dhe injoruar kur kam qenë në shkollën fillore dhe të mesme sepse dukesha ndryshe”, theksoi ajo gjatë intervistës. Termi “hafu” kishte hyrë në trend në Japoni gjatë vitit 1970.

Numri i madh i ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikoi në rritjen e martesave të përziera, shkruan rtv21.tv.

Sidoqoftë, jo nga të gjithë modelet me racë të përziera injorohen dhe nuk pëlqehen. Shumica e modeleve 20 vjeçare në Japoni janë të tilla. Sipas Sayumi Gunji, një edituese e njohur revistash këto modele përfshijnë 40% e industrisë së modës. Vajzat “hafu”, me sy më të mëdhenjë, hundë të ngritur dhe të gjata konsiderohet si kukulla “Barbie” nga popullsia japoneze./21Media