9.000 femra preken nga kanceri

9.000 femra preken nga kanceri

Kanceri i mitrës është lloji i katërt i kancerit më i përhapur në Britani të Madhe, por shumë pak femra i dinë simptomat, sipas një shoqate të kancerit.

Faith Caton, 35 vjeç, u diagnostifikua me kancer kur ajo dhe burri i saj donin të kishin një fëmijë.

“Kanceri kurrë nuk u përmend – vetëm në diten kur u diagnostifikova me të”, tha ajo.

The Eve Appal thotë se kanceri i mitrës është i shërueshëm, nëse trajtohet herët dhe shenja e parë e tij është rrjedhja jonormale e gjakut.

Rreth 9.000 femra diagnostifikohen me kancer të mitrës çdo vit në Britani të Madhe, që shkaktohen në kohën kur femrat shkojnë në menopauzë, në të ’50-tat.

Mirëpo, mund të afektojë edhe femra të reja si Faith.

Një studim me 1000 pjesëmarrëse, thuhet se 2/5 e tyre nuk i ditën simptomat.

Të shokuar

Faith ishte diagnostifikuar me këtë sëmundje në vitin 2015.

“Të gjithë ishim shokuar, përfshirë edhe gjinekologun”, tha ajo.

Asaj iu dha informacioni që kanceri ishte agresiv dhe duhet të trajtohet me terapi dhe shpresat për të pasur një fëmijë iu shuan.

“Të gjitha planet e mija për jetën më ndryshuan brenda natës. Gjashtë muajt e trajtimit ishin më shumë të gjatë për mua. Më duhej ta tejkaloja, sado që kishte ditë që s’mund t’i hapja sytë”, tha ajo.

Mbëshetja e bashkëshortit dhe familjes e shtynë atë të vazhdonte. Por, edhe suporti psikologjik nga spitali ishte një nxitje e rëndësishme.

Ndarja e eksperiencave me pacientë të tjerë që vuanin nga kanceri “që e dinin se çka po përjetoj unë”, ishte ndryshim i madh, tha Faith.

Jeta do të jetë ndryshe, por Faith mund të flas për të tash.

“Tash shumicën e kohës iu flas shoqërisë time që të bëjnë më herët GP, nëse përballen me diçka të pazakontë.Nëse unë do të shkoja më herët, do të diagnostifikohesha më herët dhe do të vuaja më pak. Por, nuk dua të mendoj për këtë”, tha Faith.

Simptomat e kancerit të mitrës, që lidhen me rrjedhën e papritshme të gjakut, përfshijnë:

Rrjedhje e gjakut pas menopauzës

Rrjedhje e gjakut në mes periodave

Rrjedhje e gjakut pas seksit

Ç’rregullim i mujoreve

Sidoqoftë, jo gjithmonë rrjedhja jonormale e gjakut mund të jetë kancer i mitrës. Kështu që më mirë është të konsultoheni më herët me mjekun dhe të flisni për simptomat.

Athena Lamnisos, shefe ekzekutive e Eve Appeal, thotë se duhet të flitet për këto çështje.

“Diagnostifikimi i hershëm i mund të ndikojë që kanceri të trajtohet. Le të flasim për këtë çështje, sado që mund të jetë e turpshme”, thotë ajo./21Media