Muzikë live nga Arta Kabashi 

Muzikë live nga Arta Kabashi 

Këngëtarja Arta Kabashi ka qenë sot e ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” në RTV 21.

Përveç që këndoi drejtpërdrejtë në emision, Arta tregoi informacione të shumta për jetën private dhe atë profesionale.

Nëse ndalemi te jeta profesionale Arta sapo ka publikuar albumin e saj të cilin e ka titulluar 3 kjo për shkak se siç thotë ajo albumi përmban 3 këngë, është publikuar në muajin e 3-të për ditëlindjen e saj dhe se 3 është një sy i mendjes që të afron më shumë me universin dhe gjitha kto janë lidhur dhe ka ardh tek emri 3.

Arta tregoi se gjitha këngët e albumit janë mini storie të jetës së saj, por ka edhe improvizime, shkruan rtv21.tv

Ajo gjithashtu tha se është shumë ndryshe kur një tekst e shkruan vet sepse sa herë që del në skenë e ndjen këngën.

Dëgjoni më poshtë disa nga performancat e saj live në emisionin “1 Kafe prej shpisë”./21Media