“Çka është vjedh për 17 vjet nuk është investu në Kosovë”

Gashi: Politikanët tanë i kanë vjedh (paratë)  edhe i kanë lanë nëpër jastak

Avokati Tomë Gashi në Click në RTv 21, ka thënë se në Kosovë ka pasur korrupsion më shumë se për 17 vite . “Çka është vjedh në Kosovë e është vjedh më shumë se për 17 vjet nuk janë investu në Kosovë” , ka deklaruar Gashi, përcjell rtv21.tv

Ai ka bërë një krahasim midis Kosovës dhe Shqipërisë,  ku ka thënë se në Shqipëri ka qenë ligji me anë të të cilit është  lejuar për një periudhë kohore investimi në edhe nga paratë e jashtë ligjshme. “I kanë investu në Shqipëri edhe krejt ato janë legalizu gjë që është mirë po qeshtu me qesi pare është ndërtu edhe Amerika në vitet 1923”, ka theksuar Gashi duke shtuar se sipas tij politkanët kosovarë kanë vjedhur para më shumë se ata të Shqipërisë “Politikanët tanë i kanë vjedh edhe i kanë lanë nëpër jastak “, ka dekalurar Gashi./21Media

Back to top button