Çka gabojmë gjatë dimrit që s’kemi flokë dhe fytyrë siç duam, tregon dermatologia Dobruna

Meqenëse lëkura dhe flokët janë të ekspozuara çdo ditë ndaj faktorëve të dëmshëm, ato duhet të trajtohen me kujdes. E kujdes më i madh duhet t’u kushtohet gjatë stinës së dimrit.
Dermatologia Shkëndije Dobruna për rtv21.tv ka treguar se cilët janë faktorët kryesor që ndikojnë që gjatë dimrit fytyra dhe flokët të jenë më të thata.
Njëri nga faktorët që ndikon negativisht në fytyrë dhe flokë gjatë dimrit sipas dermatologes, janë ndryshimet e temperaturave mes ambientit të jashtëm dhe të brendshem dhe ajri i papastër.

Dobruna ka theksuar se edhe ushqimi jo i duhur dhe mirëmbajtja jo e duhur si e fytyrës dhe flokëve ndikojnë që ato të jenë të thata, shkruan rtv21.tv

Dermatologia për rtv21.tv ka treguar se mirëmbajtja gjatë dimrit duhet të jetë më specifike. Ndër të tjera, ajo ka përmendur edhe tretmanet, sepse ndikimet e ndryshme gjatë dimrit mund të sjellin edhe plakje të lëkurës.

“Kujdesi duhet shtuar, mbrojtja dhe kremerat duhen të jenë në përputhshmëri me tipin e lekurës, jetën sociale, përdorimit apo jo të makiazhit. Shtohet nevoja edhe e tretmaneve, meqë këto ndikime të periudhës së dimrit lënë ndryshime dhe plakje të lëkurës.”, ka bërë të ditur dermatologia për rtv21.tv
Se çfarë duhet përdorur apo se cila është receta për fytyrë dhe flokë të bukur, Shkëndije Dobruna ka shtuar se duhet të përdoren kremerat dhe serumet e përshtatshme sipas llojit të lëkurës, moshës dhe shprehive ditore.
“Po ashtu, pastrimi i duhur para përdorimit të kremrave dhe mbrojtja nga rrezet UVA, që dominojnë dimrit. Flokët kanë nevojë për maska, si dhe të përdoret ushqim me perime dhe ujë.”, ka bërë të ditur tutje Dobruna për rtv21.tv./21Media

Back to top button