Ditë e shënuar për artistet

Ditë e shënuar për artistet

Dita e sotme është ditë e veçantë për dy emrat e njohur të estradës muzikore, Arilena Arën dhe Baby G.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arilena Ara feston ditëlindjen dhe sot i mbushi 21 vjet. Ndërsa, Baby G, e cila po ashtu feston datën e lindjes, sot i bëri 23 vjet, shkruan rtv21.tv

Këngëtaret që janë të njohura në mbarë trojet shqiptare, me rastin e ditëlindjes do të marrin urime të shumta nga familja, miqtë e fansat e shumtë.

Arilena Ara është këngëtare mjaft e njohur nga Shkodra. Ajo është lindur më 17 korrik të vitit 1998. Projekti i fundit i saj është “I’ll Give You My Heart”, i publikuar më 6 nëntor 2018.

Baby G, emri i së cilës është Gordana Kingji është lindur më 17 korrik të vitit 1996 dhe është nga qyteti i Kukësit. Projekti i fundit i Baby G është “Pretty Gangster”, në bashkëpunim me Lim Hotin./21Media