Me grip dhe pa telefon

Me grip dhe pa telefon

Ka disa muaj që Axhelina, vajza e njërës prej këngëtareve më të njohura në trojet shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të sjellë një projekt të ri muzikor në tregun ndërkombëtar. Ajo madje ka postuar disa fotografi këto ditë me pamje të skenave nga videoklipi i saj, shkruan rtv21.tv.

Mirëpo, mbrëmë këgëtares i ndodhi diçka shumë e çuditshme, përveç se është me grip Anxhelina ka humbur edhe telefonin. Ajo vendosi ta ndajë këtë me ndjekësit e saj në Instagram dhe na tregoi se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe me mikun e saj më të mirë, make up artistin e Kylie Jenner, Ariel.

Anxhelina qe një kohë është duke jetuar në Amerikë, por nuk e ka harruar vendlindjen. Në kohën e saj të lirë ajo nuk heziton asnjëherë ta vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, në postimin e fundit që ka bërë ka qenë në Brezovicë./21Media