Nëse hani shumë karota, lëkura juaj mund të marrë ngjyrë portokalli

Nëse hani shumë karota, lëkura juaj mund të marrë ngjyrë portokalli

Në këtë përfundim ka dalë Universiteti i Kalifornisë Santa Barbara, që thotë se ky fenomen quhet karotenemia.

Ngjyrosja e lëkurës ndodh më shumë në pëllëmbën e dorës dhe në shputën e këmbës. Kjo ndodh kur hani shumë karota gjatë ditës.

Në fakt, te bebet vihet re më shumë karotenemia, sidomos kur nisin të hanë ushqim të vërtetë dhe karotat janë ushqimi klasik i bebeve.

Është e vështirë që ndryshimi i ngjyrës së lëkurës të ndodhë tek të rriturit, pasi beta-karoteni i karotave shndërrohet në vitaminë A në organizëm, por, nëse ndodh që të ktheheni në portokalli, mjafton që të ulni konsumin e karotës dhe gjithçka do të jetë si më parë.

Gjithsesi, mos hiqni dorë nga karotat pasi janë të mira për sytë, lëkurën dhe flokët.