Nervoza, lumturia dhe planet e aktores kosovare

Nervoza, lumturia dhe planet e aktores kosovare

Me një buzëqeshje të bukur dhe të folur të ëmbël, ajo shfaqet çdoherë në paraqitjet e saj. Është kjo aktorja e njohur kosovare, Xhejlane Tërbunja të cilën publiku e njeh nga rolet e saj të shumta, por në veçanti nga roli i saj në serialin ”Vikendi”.

Atë jemi mësuar ta shohim të buzëqeshur dhe të hareshme çdoherë, por natyrisht si çdo person tjetër edhe aktorja ka disa gjëra të cilat e nervozojnë shumë. Ajo për rtv21.tv tregoi se nervoz e bën rruga e bllokuar me shumë vetura, taksisti kur e gabon adresën… ”Nervoz bohna kur untohem shumë edhe kur nuk flej mjaftushëm. Nervoz bohna ma s’shumti kur njerëzit me t’cilët rri e besoj që jonë ata njerëz që rrijnë me mu e në fakt del t’jenë dikush tjetër. M’bon nervoz fakti që politikani osht ma i randsishëm se mjeku, mësuesi, artisti…”, tregoi aktorja.

Pavarësisht nervozës ajo rrëfeu edhe për gjërat që e lumturojnë. ”Lumturohna kur e shoh mbesën ose nipin, fëmijët n’përgjithësi m’lumturojnë kur i shoh. M’lumturon një kangë e bukur, film, poezi a ngjarje. Lajmet e gëzushme për familjarët e miqtë e mi. Kur bjen shi, bore, kur ka diell… çdo ndryshim i motit m’pëlqen e kurrë nuk bohna nervoz me ndryshimet e motit hahahhaha…”, tha ndër të tjera Xhejlane Tërbunja, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, se cilat janë planet e saj të ardhshme?, ajo tha se nuk bën plane afatgjate. ”Ka diçka që duhet me u realizu, po po kom qef me mbajtë për veti se mos me m’u realizu mërzitna që kom fol publikisht”, shtoi aktorja.

Ndryshe, Xhejlane Tërbunja përeç roleve dhe shfaqjeve të saj të shumta, ajo çdo të shtunë është pjesë e emisionit, “Vikendi”, si aktore dhe moderatore./21Media