Çka pas miratimit të paketës anti-shpifje?

Rrezikohet mbyllja e portaleve

Dje Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në Kuvend paketën anti-shpifje, e cila ka shkaktuar shumë debate ditët e fundit midis gazetarëve dhe mazhorancës socialiste.

Lidhur me këtë u diskutua sonte edhe në emisionin “Click” në RTV 21. Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari tha se do të ndodhin tri ndryshime në mënyrën se si do të menaxhohen mediat.

“Nën një mediat online në vend se të vetrregullohen …ato do të rregullohen nga shteti dhe ky problem është në kundërshtim me standartet e Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Ndryshimi i dytë që ka ndodhë është autoriteti që merret me mediat audiovizive …do ta ketë mundësinë që të shqiptojë sanksione ndaj mediat online…dhe nën tre është autoriteti i AKEP-it i cili do ta ketë mundësinë që të mbyll portale apo faqe që japin informacion pa urdhër të gjykatës”, tha Kusari.

Kusari tutje tha se Presidenti mund të mos ta dekretojë ligjin, e në këtë mënyrë shoqëria civile do të ketë një muaj kohë që të përpiqet ta bind kryeministrin shqiptar, Edi Ramën që të mos e kalojë ligjin prapë në parlament gjë që sipas saj do të jetë e vështirë të ndodh një gjë e tillë./21Media

Back to top button