I ftuar në emisionin debatues "Click" në RTV21 ishte analisti, Vigan Qorrolli

I ftuar në emisionin debatues “Click” në RTV21 ishte analisti, Vigan Qorrolli

Duke diskutuar lidhur me rezultatin jo të suksesshëm të referendumit në Maqedoni, Qorrolli tha se plani B sipas edhe deklarimeve të liderëve politikë në natën e referendumit është eventualisht dërgimi në kuvend i marrëveshjes ndërkombëtare, ku do të kërkonte gjithashtu  2/3 për ratifikim.

Qorrolli tha se në rast se kjo dështon, atëherë me automatizëm shpërndahet kuvendi dhe mbahen zgjedhjet e reja./21Media