Ditë e veçantë për Dhuratën

Ditë e veçantë për Dhuratën

Për Dhurata Dorën sot është një ditë e rëndësishme pasi, që ajo feston 27 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

Dhurata është një nga emrat më të suksesshme në skenën muzikore. Që nga paraqitja e parë, ajo rrëmbeu zemrat e fansave me çiltërsinë e sinqeritetin që posedon.


Viti që po lëmë pas mund të konsiderohet si vit mjaft i suksesshëm për Dhuraten, sepse krijoi projekte të ndryshme, të cilat u shndërruan në hite, këtu vlen të përmendet kënga “Zemër” që e solli në bashkëpunim me artistin algjeriana Soolking.

Me rastin e ditëlindjes, Dhurata menjëherë pas orës 00:00 pranoi urime të shumta nga miqtë dhe shoqëria e saj.

Kujtojmë se Dhurata ka linduar në Nurenberg të Gjermanisë ku ka jetuar së bashku me familjen. Shkollën fillore e ka përfunduar në qytetin e Furthit. Dhurata ka kënduar edhe në Gjermani me emrin, Dora. /21Media