Shkëndija dashurie mes Butrintit dhe Kiarës në Instagram

Shkëndija dashurie mes Butrintit dhe Kiarës në Instagram

Është ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe më të kërkuar të showbizit vendor. Bëhet fjalë për Butrint Imerin, i cili përveç projekteve muzikore që po i sjellë, po përflitet edhe për një lidhje dashurie me njërën ndër prezantueset më të bukura shqiptare, Kiara Tito, shkruan rtv21.tv.

Kjo nuk është hera e parë që dyshohet se ka diçka mes tyre. Gjatë emisionit “Shiko Kush Luan” në Top Chanel, këngëtarja Kida në një lojë pyeti, prezantuesen se a e pranon se është në lidhje me Butrinit. Deri sa ajo nuk iu përgjigj pyetjes, dhe tejkaloi pyetje duke pirë nga gota. Më parë ishin postuar edhe fotografi nga të dy, në të njejtin lokacion. Madje në një fotografi të tyre ata mbanin edhe byzylyk të njejtë në dorë, por asnjëri nga ta nuk e pranoi këtë lidhje. Ata madje nuk mbanin më njëri tjetrin në Instagram.

Image result for butrint imeri kiara tito

Image result for butrint imeri kiara tito

Një detaj që tërheqi vëmendjen e ndjekësve të prezantueses, në fotografin e fundit që ajo postoi, ishte një koment nga këngëtari, të cilin Kiara ia ktheu./21Media