Aktorja shihet e skuqur në fytyrë

Aktorja shihet e skuqur në fytyrë

Berguzar Korel është ndër aktoret e njohura dhe mjaft të dashura për publikun. Ajo te ne është bërë e njohur nga roli i “Sheherzades” nga seriali “100 e një netë”.

Duke qenë se aktorja ka numër të madh të fansave në mbarë botën, ajo mundohet të jetë afër tyre përmes rrjeteve sociale.

Sot, për 1 milion ndjekësit e saj në instagram, aktorja publikoi një fotografi, në të cilën shihet e skuqur dhe paksa e djegur në fytyrë, shkruan rtv21.tv

Me sa duket aktorja është në pushime, pasiqë edhe ditë më parë ajo ka publikuar imazhe nga plazhi për ndjekësit e saj të shumtë.

Si çdoherë, Berguzar shihet e buzëqeshur.

Kujtojmë se, Berguzar Korel është e martuar me aktorin turk, Halit Ergenç, të cilët së bashku kanë një djalë./21Media