Goditje pas goditje

Goditje pas goditje

Pas zhurmës mediatike të këtyre ditëve që shkaktuan reperët, Mozzik dhe Loredana, kjo e fundit ka goditur me një fotografi në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një imazh ku shihet se po mban dorën me dikë, duke mos dhënë më shumë detaje, se dora e kujt është ajo, shkruan portali rtv21.tv

Para pak ditësh në një emision televiziv, Loredana ka folur për ndarjen e saj me Mozzik duke thënë se as vet nuk e ka të qartë se për çfarë janë ndarë, pasi që nuk kishte një arsye konkrete dhe se atë kohë të dytë ishin të stresuar.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se ende ka ndjenja për Mozzik. “Vajza jem duket si Mozzik, vajzën tem e dua më së shumti në botë, kështu që edhe këtë njeri e dua më së shumti në botë”., ka thënë Loredana.

Në anën tjetër i menjëhershëm ka qenë reagimi i Mozzik, i cili deklaratat e Loredanës i ka quajtur si viktimizim. Ai tutje ka thënë se një nënë nuk duhet të gënjejë. Sipas tij Loredana po e përdor bijën e tyre Hanën si armë për t’u viktimizuar.

Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër në dhjetor të vitit 2018, kurse në shtator të vitit që lamë pas ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre./21Media