Johnny Depp ka rënë shumë në peshë

Johnny Depp ka rënë shumë në peshë

Johnny Depp ka tërhequr vëmendjen e medieve në paraqitjen e tij në ditëlindjen e Lady Gaga-s. Ai është dukur shumë më i dobët dhe menjëherë ka filluar të komentohet për këtë ndryshim.

Aktori i njohur  kishte qenë i ftuar në eventin privat të cilën Lady Gaga e kishte organizuar për ditëlindjen e saj të 31, të cilën e festoi mbrëmë. Johnny Depp kishte zgjedhur të veshte një xhaketë lëkurës dhe pantallona të zeza.

Në foton në të cilën 53 vjeçari, shihet i shoqëruar edhe nga rojet e sigurisë, ai duket shumë më ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim dhe kjo gjë nuk mbeti pa u komentuar as nga fansat./21Media