Xhensila po vjen me këngë të re!

Xhensila po vjen me këngë të re!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj është ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara të showbiz-it vendor, shkruan rtv21.tv

Xhensila është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj fotografi të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi të veçantë të shkrepur në Paris.

“Sa të perendoj dhe Hëna me ty po du me u nis, me një tango në Paris…”, ka shkruar Xhensila krahas fotos, teksa me këtë fjali ka lënë të kuptohet se mund të jetë pjesë e tekstit të projektit të ri.

 

View this post on Instagram

 

Sa te perendoj dhe Hena 🌙me ty po du me u nis, me nje tango ne Paris…🎈

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

“Sekreti im” është projekti i fundit i Xhensilës, në bashkëpunim me këngëtarin Pirro Çako. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 11 milionë klikime në Youtube./21Media