“Përveç negociatave të anëtarësimit në BE, Shqipëria rrezikon edhe kryesimin në OSBE”

“Përveç negociatave të anëtarësimit në BE, Shqipëria rrezikon edhe kryesimin në OSBE”

Sonte në emisionin debatues “Click” të RTV21, ishte e ftuar Donika Emini nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), e cila tregoi se çka rrezikon Shqipëria në lidhje me krizën e fundit politike që është duke ndodhur.

Sipas Eminit, Shqipëria rrezikon negociata për anëtarsimin në Bashkimin Europian, pasi që ky votim është shtyrë në mënyrë artificiale si nga Komisioni Europian ashtu edhe nga Qeveria e Shqipërisë.

E para është që Shqipëria në qershor veç Këshilli i Evropës mblidhet edhe marrin vendim për hapjen e negociatave për Shqipëri dhe Maqedoni, domethënë vitin e kaluar veçse është shty për këtë vit votimi, sepse Franca ka qenë edhe Holanda, kanë qenë shumë vokale kundër hapjes së negociatave dhe zgjerimit në përgjithësi drejt Ballkanit Perëndimor. Ky vendim pritet të merret në qershor, mirëpo Shqipëria nuk i ka gjasat hiç edhe fakti që Shqipëria, pikërisht në këtë moment po kalon nëpër krizë, kjo bënë që edhe vendet e tjera përveç Francës dhe Holandës, do ta kenë skepticizmin e njëjtë ndajë hapjes së negociatave me Shqipërinë. Domethënë deri tash në mënyrë artificiale është shtyrë vetingu nuk ka pasë reforma të thella, reformat janë shty edhe nga Komisioni Evropian, por edhe nga Qeveria e Shqipërisë duke dashur të tregojnë që vendi po reformohet edhe është gati për Bashkim Evropian. Mirëpo, kjo nuk i shitet vendeve anëtare si: Gjermania, Holanda dhe Franca, të cilat tash për tash kanë qëndrim…sidomos në lidhje me sundimin e ligjit si dhe krimit të organizuar.”, është shprehur ajo.

Përveç negociatave, Donika Emini gjithashtu tregoi që Shqipëria rrezikon edhe kryesimin ne OSBE, pasi që sipas saj kjo do të bëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila nuk dihet ende se çfarë strategjie do të ketë.

Çka është Shqipëria, përveç negociatave të anëtarësimit në BE, diçka tjetër që rrezikon Shqipëria është kryesimi në OSBE, domethënë për herë të parë Shqipëria mezi e ka marr duke e marr parasysh që Rusia dhe Serbia janë shumë vokale në OSBE dhe kanë qenë tepër kundër Shqipërisë dhe më në fund Shqipëria ka arrite me siguru kryesimin edhe kjo bëhet më një Ministri të Punëve të Jashtme, e cila po kalon nëpër krizë edhe nuk dihet se çfarë strategjie do të ketë Shqipëria kur të e merr kryesimin.”, tha Emini./21Media