Historia e pemës së Krishtlindjeve

Historia e pemës së Krishtlindjeve

Çdo gjë tani po shndërrohet në traditë me (pa) vetëdije. Edhe tek ne është bërë zakon që për festat e fundvitit ta vendosim pemën e Krishtlindjeve dhe ta zbukurojmë në mënyrën më të përsosur të mundur. Ndoshta këtë e keni bërë vetëm pse ka mbetë ashtu, apo vetëm pse duket bukur. Mirëpo, edhe pema e stolisur ka një histori të veçantë.

Për disa pema e gjelbër ka qenë tradicionale për t’i festuar festat e fundvitit, siç janë disa festa pagane dhe krishtere. Paganët e kanë vendosur bredhin për ta dekoruar shtëpinë gjatë solsticit dimëror, pasiqë sipas tyre pema (bredhi), simbolizonte ardhjen e pranverës. Bredhi për romakët ka qenë pjesë e një festivali. Ndërkaq, të krishterët pemën e krishtëlindjeve e përdorin si shenjë e jetesës së përhershme me Perëndinë, shkruan rtv21.tv.

Megjithatë, edhe forma e saj piramidale të bën të mendosh më shumë. Është piramidale për arsye se disa e konsideronin si të shenjtë pasi që ishte si pema e parajsës dhe në kalendarin kishtar 24 dhjetori ishte dita e Adamit dhe Evës.

Personi i parë që ka sjellë pemën e Krishtlindjeve në shtëpi, në mënyrën se si ne e praktiojmë sot është predikuesi i shekullit, Martin Luther. Në fillim, një figurë e “Jezusit foshnje” ishte vënë në krye të pemës. Me kalimin e kohës kjo ka ndryshuar në një engjëll/ zanë, pastaj në një yll./21Media