Ajo ka publikuar një fotografi me të dhe të dashurin e saj

Ajo ka publikuar një fotografi me të dhe të dashurin e saj

Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha ishte në mesin e yjeve të American Music Awards që u mbajt të martën.

Në këtë eveniment ajo ka realizuar një fotografi me këngëtaren e njohur amerikane, Jennifer Lopez dhe të dashurin e saj, Alex Rodriguez.

Fotografinë e publikoi në rrjetin social Instagram, ku edhe la një përshkrim të veçantë për ta “me mbretëreshën dhe mbretin”, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

👑 With the Queen and king 👑

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Këngëtarja amerikane ka përzgjedhur një fustan ngjyrë rozë për këtë eveniment dhe dukej mjaft elegante.

Ajo ka performuar në AMA dhe la audiencën pa fjalë, meqë ka sjellur këngë të reja, transmeton rtv21.tv

J Lo ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shkruar:

“Ne frymuam jetë dhe energji me #Limitless sonte.. shumë mirënjohëse për ju dhe shpresoj që po e shijoni këngën.. diçka speciale ndodh kur jemi bashkë.. E ndjeva këtë sonte dhe shpresoj që edhe ju e ndjetë, dashuri për të gjithë ju! Ky është vetëm fillimi!!”, ka shkruar këngëtarja e njohur.

 

Nga AMA, ndër artistet më të shpërblyera ngelën Camila Cabello dhe Taylor Swift, me nga katër çmime./21Media