"Patjetër që duhet me qenë provokative"

“Patjetër që duhet me qenë provokative”

E ftuar në emisionin “Mama’s Trip” i cili edhe këtë javë u realizua në rivierën turke ishte këngëtarja e njohur Fjolla Morina.

Ajo tregoi informacione të shumta për jetën private dhe atë profesionale, shkruan rtv21.tv

E pyetur nga Big Mama se pse në këngët e saj përdorë fjalë banale, Fjolla tha se nuk janë shumë banale dhe se ka shumë këngë të tjera që janë më banale se të saj.

Ndërsa lidhur me videoklipet e saj provokative ajo tha se “patjetër që duhet me qenë provokative krejt yjet e botës i kanë këngët provokative”./21Media