Ajo tha artistët e rinj nuk duhet të imitojnë artistët e huaj

Ajo tha artistët e rinj nuk duhet të imitojnë artistët e huaj

Këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani në emisionin “21 Gradë” foli edhe për artistët e rinj ku tha se skena shqiptare prej shumë vitesh pati çuditë e veta.

“Njerëzit me ty me këngët e tua lidhin emocione shpirtërore të jëtes së tyre dhe ti si artist e orienton në një periudhë apo moment të caktuar” shtoi ajo.

Sipas saj ka pasur shumë vite që për fat të keq këta artistë janë ushqyer shëmtuar sepse ndoshta s’ka pasur kush t’i mësojë të bëjë diferencën mes një muzike të një artisti të mirë dhe atij tjetrit.

“E vetmja gjë që këto vite më ka qetësuar apo më ka bërë pozitive është se vetë publiku ka filluar të lodhet nga nga kjo pseudomuzikë” u shpreh Nallbani.

Ajo tha se artistët e rinj nuk duhet të imitojnë artistët e huaj.

“Këto breza rrijnë me kufje në vesh dëgjonë Rihanën, Beyonce, Adele dëgjojnë arsitët që janë sot në modë dhe kur vjen momenti për të kënduar diçka të veten ata prapë imitojnë. Të jenë vetvetja përndryshe askush nuk ka interes të dëgjojë kopjen e dikujt tjetër”, tha ajo./21Media