Kosnett ikurajoi LDK-në të vazhdojë qasjen konstruktive në proceset e Kosovës

Kosnett ikurajoi LDK-në të vazhdojë qasjen konstruktive në proceset e Kosovës

Sot, nënkryetarët  e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri janë takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett. Siç njofton LDK-ja, gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shprehë mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese.

Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Në anën tjetër, Kosnett inkurajoi LDK-në të vazhdojë qasjen konstruktive në proceset e Kosovës.

Në takim të pranishëm ishin nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri dhe anëtarët e Kryesisë, Kujtim Shala dhe Besian Mustafa.

Ndërkohë, ende po mbahet takimi i grupeve punuese të VV-së dhe LDK-së./21Media