Shenjat pozitive që duhet t’i jepni bebes suaj deri sa ajo është brenda barkut tuaj

Shenjat pozitive që duhet t’i jepni bebes suaj deri sa ajo është brenda barkut tuaj

Një lidhje e fortë mes nënës dhe bebes, krijohet prej momentit që ajo ndodhet në barkun e saj. Bazuar në studimet e APS-s (Asocicionit të studimeve psikologjike), bebet pa lindur ende marrin shenja nga trupi i nënës së tyre dhe është detyrë e nënës t’i jap shenja pozitive, përcjellë rtv.21.tv.

Ushqimet e ëmbla janë thelbësore në këtë aspekt, bebet fillojnë të ndjejnë shije që nga java e 13,15 e shtatzënisë.

Banja e ngrohtë, e ndihmon jo vetëm nënën por edhe relakson dhe qetëson beben në barkun e saj.

Ledhatimet e barkut, që i ndihmojnë gjithashtu edhe babait të krijojë lidhje me beben në bark. Bebet fillojnë t’i ndjejnë prekjet nga java e 8 dhe në javën e 20 ato i ndjejnë të gjitha prekjet nga jashtë. Preferohet që gjatë ledhatimit të barkut të përdoren edhe disa vajra dhe krema si masazh.

Zëri i nënës, që nga java e 25, 25 bebet fillojnë tu përgjigjen zhurmave që dëgjojnë jashtë barkut të nënës. Dhe zëri i nënës është ai që dëgjohet me më qartësi, kështu ata fillojnë edhe ta njohin atë.

 

Palestra dhe ushtrimet e rregullta, por gjithmonë të jeni të kujdesshme 

E qeshura e nënës, hormonet e lumturisë shlirohen kur ndjeheni mirë dhe shijoni veten tuaj, kjo ndikon pozitivisht edhe te bebi juaj, mundohuni të krijoni sa më shumë momente pozitive.

Shtatëzania është periudhë kur duhet të ndjeni momente pozitive dhe shumicën e tyre t’i krijoni vetë. Sa më mirë që ndjeheni, aq më mirë dhe më e shëndetshme do të bëhet bebi juaj. /21Media.