"Dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime"

“Dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime”

Pas takimit të presidentit të Kosovës me delegacionin gjermano-francez, nga zyra për media kanë bërë të ditur se është diskutuar për takimin e Parisit, derisa është folur edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Me anë të kësaj komuniakte është bërë e ditur Thaçi është shprehur i bindur se Dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi.

Gjatë këtij takimi gjithashtu, Thaçi është shprehur se Kosova nuk pranon më kushte të reja për liberalizimin e vizave. Thaçi ka kërkuar që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”.

Në fund, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Aktualisht, ky delegacion është duke mbajtur takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn. Takimi është duke u mbjatur në ndërtesen e Qeverisë. Kurse, në ora 11:30 delegacionet nga Franca dhe Gjermania pritet të takohen me kryeparlamentarin, Kadri Veselin. /21Media