Clark nderohet me Urdhrin e Lirisë

Clark nderohet me Urdhrin e Lirisë

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi priti në takim ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark. Në këtë takim, Thaçi e nderoi atë me medaljen Urdhri i Lirisë, për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi e falënderoi gjeneralin Clark për ardhjen e tij në Kosovë, në shtëpinë dhe familjen e tij, në mesin e njerëzve që e duan dhe e respektojnë.

Gjenerali Clark e falënderoi Thaçin për medaljen dhe se është eksperiencë e mrekullueshme të kthehet në Kosovë.

“E ardhmja do të jetë e ndritshme, perëndimi do ta përkrahë këtë vend. Mezi po e pres kohën kur Kosova do të bëhet pjesë e BE-së, e NATO-s dhe kur kjo të ndodhë, shpresoj që së shpejti, do të kthehem në Kosovë, të festojmë. Dua ta shohë këtë vend në NATO, sepse NATO është krijuar për vendet që besojnë në liri”, tha ndër tjerash Clark dhe shtoi se dhe Kosova është një ndër to.

Clark do të marrë pjesë në tubimin qendror në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në sheshin “Skënderbeu”.

Në orët e pasdites, do të jetë kryeparlamentari Kadri Veseli ai që do të presë në takim gjeneralin Clark. Po ashtu, ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj./21Media