Clark do të takohet me krerët e shtetit

Clark do të takohet me krerët e shtetit

Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, do të jetë pjesë e shënimit të përvjetorit të njëzetë të çlirimit të Kosovës. Fillimisht, Clark do të pritet nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi në një takim të paralajmëruar në orën 10:00.

Më pas, ai do të marrë pjesë në tubimin qendror në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në sheshin “Skënderbeu”.

Në orët e pasdites, do të jetë kryeparlamentari Kadri Veseli ai që do të presë në takim gjeneralin Clark. Po ashtu, ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.