Clark ka deklaruar se Kosova duhet të integrohet në BE si anëtare e NATO-s.

Clark ka deklaruar se Kosova duhet të integrohet në BE si anëtare e NATO-s.

Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, tha se 12 qershori i vitit 1999 filloi me një telefonatë në orën 01:00 të mëngjesit, kur telefonoi sekretari, Javier Solana dhe tregoi se rusët kishin arritur në Aeroportin e Prishtinës.

Më pyeti çfarë të bëjmë. I thash zotëri, ne do ta dërgojmë KFOR-in qysh në mëngjes”, tha Clark, duke shtuar se ishte shumë krenar me forcat e KFOR-it që hynë.

Ata hynë të armatosur, por erdhën të krijojnë paqe”, u shpreh ai.

Gjatë fjalimi të tij në Konferencën e Sigurisë- 20 vjetori i hyrjes së NATO-s, ish-komandanti shfrytëzoi rastin të falënderojë ish sekretaren, Medeleine Albright, shkruan rtv21.tv

Na ndihmoi çdo hap për të marr vendime të vështira dhe të përdorim forcën në kontributin e zgjidhjes diplomatike”, tha Clark.

Ai tha se atë ditë e tërë bota kishe festuar dhe se janë krenar me Kosovën dhe krenar me kurajon e kosovarëve. Sipas tij, përkundër përparimit të shënuar, ka rezultate të përziera në Kosovë.

Është shënuar një përparim i madh për 20 vjet. Është hera e katërt që vijë në Kosovë, ndërtesa të reja, ndërtime të reja, një entuziazëm i ri, nga të qenit një vend që e ardhja ishe e paqartë, në një vend që tenton të përparojë më shumë. Më duhet të them qe tani po flas si gjeneral i pensionuar, jam biznesmen dhe investues bankar, kam vizituar gjithë botën, Kinën, Indonezinë, Amerikën Veriore dhe Qendrore lindjen e mesme dhe Kanadën, por përkundër përparimit të shënuar gjatë këtyre viteve po shoh rezultate të përziera në Kosovë”, theksoi ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë.

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark ka deklaruar se Kosova duhet të integrohet në BE si anëtare e NATO-s. Këto komente, Clark i bëri në Konferencën për Sigurinë që po mbahet në Prishtinë për 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Kosova ka një mundësi që të jetë një pishtar për siguri në Evropë. Institucionet e juaja janë të reja, ato mund të ndërtohen, mund të formësohen, mund të forcohen”, tha Clark.

Ju do ta keni një ushtri dhe ajo do të jetë një ushtri e mirëfilltë këtu në Kosovë, mirëpo kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Ju keni nevojë për ligje të forta dhe të keni një sistem të fortë të drejtësisë si dhe ju keni nevojë për investime”, deklaroi gjenerali Clark./21Media